-5.2 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

spot_img

Hoyt Yee: Qeveria ta tërheqë ligjin për transformimin e FSK’së

Ndihmësi i zëvendës-sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili po qëndron në Kosovë këto ditë, ka folur sot qartazi për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai ka porositur Qeverinë e Kosovës që ta tërheqë projektligjin e iniciuar nga Presidenti Hashim Thaçi, që ka për qëllim ta bëjë Kosovën me Forca të Armatosura, raporton Gazeta Express.

“Kërkojmë nga Qeveria, nga Kryetari i Kuvendit dhe të tjerët të përfshirë në këtë nismë që ta tërheqin ligjin derisa procesi konsultativ, procesi i bashkërenditjes të bëhet në pajtim me udhërrëfyesin”, ka thënë Hoyt Yee, në një intervistë për RTK.

Ai ka thënë se SHBA mbështet qëllimin që Kosova eventualisht të ketë armatën e saj, duke shtuar se ky është proces normal për çdo vend sovran – por se e gjithë kjo duhet të bëhet në mënyrë të duhur dhe me konsultime.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles