“Nuk e mendoja se një ditë do të bëhesha ushtar apo politikan.
Por rrjedha e jetës na çoi para sfidave të cilat vendosëm t’i përballojmë me guxim”, tha ai para simpatizantëve në Konventën festive të PDK-së. Ai tha se mësimi që ka marrë nga jeta është mbështetja që duhet dhënë njëri-tjetrit.