9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

SHBA dhe NATO flasin për Kosovën – nuk përmendet FSK’ja

Shefi i NATO’s Jens Stoltenberg dhe Sekretari Amerikan i Mbrojtjes James Mattis kanë folur edhe për Misionin e NATO’s në Kosovë.

Në një njoftim për media që është publikuar në webfaqen e NATO’s, thuhet se Stoltenberg dhe Mattis kanë folur për luftën kundër terrorizmit dhe Misionet e NATO’s në Afganistan dhe Kosovë.

Edhe zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis, ka thënë se të dy sekretarët, kanë diskutuar edhe për rolin e NATO’s në Kosovë,

Kur është fjala për Kosovën, asnjëra palë nuk ka publikuar detaje të bisedës. Sido që të jetë edhe Mattiss në muajt e fundit kanë folur për ushtrinë e Kosovës. Mattis para se të konfirmohej si Sekretar i Mbrojtjes, në dëshminë  e tij para Kongresit kishte folur për FSK’në duke thënë se procesi i transformimit në ushtri duhet të ndodhë me ndryshime kushtetuese.

“Për më tepër, para se të jetë i arsyeshëm reduktimi i prezencës së trupave ushtarake amerikane, Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të pranojë urdhrin për të administruar siguri të brendshme dhe mbrojtje territoriale, një zhvendosje e cila do të kërkonte ndryshime kushtetutore me mbështetje parlamentare”, kishte thënë ai, transmeton Gazeta Express.

Pas shpalosjes së iniciativës nga Presidenti Thaçi për krijimin e ushtrisë, NATO kishte dalë në mënyrë decidive kundër.  Ai ka deklaruar se ushtria nuk duhet lejuar që të bëhet përmes ligjit, por me anë të ndryshimeve kushtetuese.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles