10.1 C
New York
Friday, November 27, 2026

Buy now

spot_img

Vetëvendosje nuk e përjashton gazin dhe protestat kundër demarkacionit

Subjekti më i madh opozitar në vend, Lëvizja Vetëvendosje nuk e përjashton rikthimin e gazit lotsjellës në Kuvend dhe as protestat në rrugë për të kundërshtuar kthimin e marrëveshjes së demarkacionit në Kuvend.

Shkodran Hoti nga Zyra për Informim në Vetëvendosje ka thënë se do të përdorin të gjitha mjetet e pranueshme që janë të efektshme për ndaljen e demarkacionit.

“Ne vazhdimisht kemi thënë se riprocedimin i demarkacionit në Kuvend në versionin aktual është i dëmshëm dhe do të ketë reagim nga ana jonë. Për format e reagimit, ne zakonisht nuk flasin shumë herët, por e kemi thënë edhe më parë se ne do të aplikojmë ato mjete të pranueshme brenda demokracisë, e që do të bëjnë të mundur ndalimin e këtij versioni të demarkacionit. Do të ketë rezistencë ky version të mos kaloj”, ka thënë Hoti, transmeton Lajmi.net

Kurse i pyetur se a përjashtohet gazi lotsjellës si formë e kundërshtimit, ai ka thënë nuk mund të thotë saktësisht se cilat janë format, megjithatë Hoti ka theksuar se do të përdoren mjetet e efektshme.

Ai ka shtuar se ende nuk ka vendim nëse do të protestohet edhe jashtë Kuvendit.

“Nuk mund të flas saktësisht për format e kundërshtimit, por nuk e përjashtojmë asnjë mjet i cili e bënë të efektshëm ndaljen e  këtij versioni dhe që është i pranueshëm brenda demokracisë… Nuk e përjashtojmë mundësinë e protestës. Deri më tani nuk ka organizim apo vendim për këtë çështje, por në kohën kur e dimë më detajisht se kur do të vjen apo nëse do të vjen kjo çështje në Kuvend, do të vendosim më konkretisht”, ka shtuar Hoti

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles