10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Liberalizimi i vizave nuk varet nga ne, thotë ministrja e Integrimit

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj gjatë një interviste në InfoBox të RTV Dukagjinit, ka refuzuar të jap përgjigje nëse pret që të ketë liberalizim të vizave për kosovarët gjatë vitit 2017.

Ahmetaj e vlerëson si pamaturi, të flitet me data, në këto rrethana.

“Është pamaturi të deklarohemi në data. Në vazhdimësi kemi deklaruar këtë muaj apo atë muaj, sepse dëshira e vullneti ka qenë shumë i madh. Por, kjo nuk varet nga ne”, tha ajo.

Ajo kujtoi edhe një herë, se që nga momenti i përmbushjes së kritereve, duhet edhe 6 muaj deri në lëvizje të lirë. Gjithashtu, ajo e përjashton mundësinë kategorikisht, që të ketë kritere shtesë për liberalizim.

Ministrja foli edhe për azilkërkuesit nga Kosova, për  të cilët tha se “aktualisht kemi një numër të vogël që po kërkojnë azil”.

Ish-ambasadorja e Kosovës në Bruksel e sheh si të rëndësishme vazhdimin e funksionimit të minisrisë së Integrimeve.

https://www.youtube.com/watch?v=uaaR0x0w_Sc

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles