10.1 C
New York
Friday, November 27, 2026

Buy now

spot_img

Hetimet e para: Taksistët ilegalë thyen xhamin e autobusit të ri

Policia e Kosovës ka rënë në gjurmë të atyre që thyen xhamin e autobusit në Prishtinë. Ata janë taksisë ilegalë, të cilët s’janë pajtuar me vendimin e Komunës për të mos operuar në mënyrë ilegale. Zyrtarët e Policisë kanë thënë se janë punuar në arrestimin e të dyshuarve.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Komuna e Prishtinës kanë tentuar të bëjnë fajtorë kundërshtarët politikë për thyerjen e një xhami të një autobusi të ri në Prishtinë.

Mirëpo, ata që e thyen xhamin e autobusit, sipas hetimeve të para të Policisë, janë shoferë të taksive ilegale në Prishtinë.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë thënë se janë duke punuar në arrestimin e të dyshuarve.

Sidoqoftë,  Ende askush s’është arrestuar pse ka thyer xhamin e një autobusi në qendër të Prishtinës. Askush s’është lënduar nga ky sulm derisa hetimet janë duke vazhduar në të gjitha pistat e mundshme.

Flora Ahmeti, Zëdhënëse në Policinë e Kosovës, ka thënë për Express se rasti ka ndodhur rreth orës 12:15 në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.

“Është thyer/dëmtuar një xham i një autobusi. Policia i është përgjigjur informatës dhe pas ekzaminimit të vendit të ngjajres rasti është hapur për asgjësim apo dëmtim i pasurisë publike”, ka thënë Ahmeti, për Express.

Ajo ka thënë se hetuesit janë duke u marrë me rastin për zbardhjen e këtij sulmi.

Ndërkohë, zyrtarët e Vetëvendosjes, ka hedhur akuza në drejtim të kundërshtarëve politikë, se kanë gisht në thyerjen e xhamit.

Shpend Ahmeti ka dështuar të vendos rregull në trafikun urban të Prishtinës, derisa, taksistë ilegalë, në secilën linjë të Prishtinës, qarkullojnë pa asnjë problem.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles