8.2 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

MSh përkrah kujdesin parësor shëndetësor të Komunës së Prishtinës

Ministria e Shëndetësisë nënshkroi sot Marrëveshje të performancës me Komunën e Prishtinës që ka për qëllim të stimuloj Kujdesin Parësor Shëndetësor përmes skemës së pagesës bazuar në kapitacion sipas performancës (PBKP) në kuadër të Marrëveshjes për financim, si pjesë e kredisë së Bankës Botërore për ta përkrahur Projektin e Shëndetësisë në Kosovë.

Marrëveshja është nënshkruar nga Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani dhe Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu, në emër të kryetarit të kësaj komune.

Sipas Marrëveshjes së nënshkruar, Komuna e Prishtinës si përfituese, ka për obligim mbledhjen dhe raportimin e të dhënave për performancën e institucioneve komunale të KPSh-së, përkatësisht regjistrimin e pacientëve nga Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Për çdo pacient të regjistruar, KPSh i Prishtinës do të përfitojë nga 2.40 euro, mjete këto që do të përdoren për nevojat e shëndetësisë primare në Komunën e Prishtinës.

Ditë më parë, marrëveshja e ngjashme është nënshkruar edhe me pesë komunat e  tjera përfituese: Prizrenin, Dragashin, Malishevën, Rahovecin dhe Suharekën, ndërsa për këtë projekt në të cilin është e përfshirë edhe Prishtina, janë ndarë 780 000 euro, nga të cilat do të përfitojnë komunat nënshkruese në bazë të performancës për regjistrimin e pacientëve nga mjeku familjar.

Sipas Marrëveshjeve të nënshkruara, Msh do të bëjë vlerësimin e arritjeve të komunave si parakusht për funksionimin e PBKP-së, dhe atë në përputhje me kriteret dhe formulën e paraparë me Manualin operativ të skemës së PBKP-së, duke marrë për bazë numrin e pacientëve të regjistruar që e kanë vizituar një institucion komunal të KPSh-së gjatë periudhës gjashtëmujore, të shumëzuar me 2.40 euro; ndërsa marrëveshjet e bashkëpunimi vlejnë për vitin 2017.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles