9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

“Ore hoxhë, hoxhë Kërsteci, dreq për s’gjalli e dreq për s’vdekmi”.

Burim Piraj

Kjo ngjarje është e vërtetë dhe nuk i referohet askujt:

*Në komunën e Dragashit ka një fshat që e ka emrin Kërstec.

Sipas gojëdhënave që kam dëgjuar nga pleqtë aty kishte pas jetuar njëfarë hoxhe i cili nuk kishte qenë hiq burrë i mirë. Ai emrin hoxhë se përndryshe kishte qenë bashkëpunëtori më i mirë i xhandarëve dhe e kish pas spiunua tërë fshatin, nuk kish mbet shtëpi pa ja pa sherrin hoxhës.

Me kohën hoxha sëmuret dhe bie në shtrat. Askush nga fshatarët nuk guxonte të shkon ta viziton derisa një ditë hoxha i thërret të gjithë fshatarët me ja bo hallall.

Tha: Ngoni bre burra, unë tanë kohën ju kam marrë në qafë juve, dhe ma keni pa sherrin mua, po tani jam penduar shumë dhe amanet po ja u lë që kur të vdes, pashi Zotin të ma varni xhenazen time te lisi në mes të fshatit.

Dhe kështu ndodhi.

Kërstecasit me kënaqësinë më të madhe ja varën xhenazen për të ja qua amanetin në vend.

Papritmas vijnë xhandarët në patrullë rastësisht dhe e shohin hoxhën e varur.

Aq shumë u mllefosen duke menduar se ja u kanë ekzekutuar bashkëpunëtorin saqë nuk e dëgjonin askënd, e i marrin në pyetje fshatarët një nga një e i rrahin dajak sa me mundë.

He belaja që na ka gjete thoshin Kërstecasit e ja thurën hoxhës një këngë:

“Ore hoxhë, hoxhë Kërsteci, dreq për s’gjalli e dreq për s’vdekmi”./PrishtinaPress.eu

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles