6.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Nuk përmbahet Anita, shpërthen në lot (Foto)

Deklarimi nga gjykata se për Ramush Haradinaj do të merret vendim tek më 2 mars, e ka bërë bashkëshorten e ish-gjeneralit të UÇK-së me lotë në sy.

Haradinaj edhe më herët është përballur me drejtësinë dhe Anita është treguar e fortë. Por, duket se kësaj here ajo nuk ka arritur të përmbahet.

Në një foto që e ka publikuar ajo vetë, ka shkruar “pa fjalë, por veç shëndeti” duke nënkuptuar kështu se nuk ka çka të flasë më shumë pas ditës së sotshme, por lutet që ajo me Ramushin ta kenë vetëm shëndetin, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, Anita ka qëndruar sot në Francë përkrahë Ramushit bashkë me disa miq e bashkëpartiakë të tij.

Duhet theksuar se në foton e Anitës kanë arritur shumë komente miradashëse duke i uruar asaj dhe Ramushit tejkalim të kësaj situate. Kurse, për liderin e AAK-së janë mbajtur tubime e protesta në shume vende të Kosovës dhe të botës, ku shqiptarët gjithandej janë mbledhur për ta përkrahur atë. Madje, ishte vet Haradinaj që prej arrestimit të tij më 4 janar, u është treguar mirënjohës popullit për mbështetjen që i kanë dhënë.

Kujtojmë se ai është arrestuar nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia përmes INTERPOL-it, ku akuzohet për krime lufte.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles