9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Arrin në Ministri të Drejtësisë lista me emrat e të burgosurve që presin falje nga Thaçi

Listat me emrat e të burgosurve  që presin falje nga presidenti  Hashim Thaçi këtë vit, tashmë kanë arritur në Ministrinë e Drejtësisë. Të burgosurit po presin “mëshirën”, e presidentit Thaçi, që të falen.

Mirëpo  listat me emrat e tyre, ende nuk kanë arritur në zyret e presidentit. Kështu bëhet e ditur në përgjigjet që Indeksonline ka marrë nga zyra e Ministrisë së Drejtësisë.

“Për momentin listat me emrat  e te burgosurve, gjithsejtë 694 kanë shkuar për në zyrën e Ministres së Drejtësisë dhe që pastaj lëndët me kërkesat  e të burgosurve të dorëzohen në Zyrën e Presidentit të R.Kosovës”,  thuhet në përgjigjen e zyrës për informim në MD.

Ndërsa, Shërbimi Korrektues i Kosovës, bashkë me lëndët e të burgosurve  ia bashkëngjit edhe një listë me të dhënat bazë të të burgosurve, paraqitës të kërkesës për falje, transmeton Indeksonline.

Nuk dihet nëse presidenti Thaçi do të tregohet  i “pamëshirshëm”, sikur ish presidentja Atifete Jahjaga,  e cila nga 515 kërkesa për falje sa i ishin dërguar  në zyre në vitin 2014,  kishte vendosur t’i  falte vetëm dy të burgosur.

Madje, Jahjaga kishte falur  një të burgosur , i cili kishte  qenë  i dënuar katër herë për 12 vjedhje të rënda, me arsyetimin se nuk ka qenë në dijeni se i faluri ishte recidivist.

Që prej asaj kohe Jahjaga nuk ka falur asnjë të burgosur, ani  pse një të drejtë të tillë e gëzon presidenti i vendit.

Indeksonline nuk ka mundur të kuptoj numrin e të burgosurve që pritet të falen nga presidenti Thaçi, pasi kontakti me zyrën e presidentit ka qenë i pamundur.

Njohësit e çështjeve kushtetuese: Kriminelët nuk duhet të falen

Riza Smaka, njohës i çështjeve kushtetuese është për një zbatim rigoroz të ligjit në raport me faljen e të burgosurve.

Smaka në një prononcim për Indeksonline ka thënë se nuk duhet të falen kriminelët njësoj me mënyrën si i shqiptojnë gjykatat tona dënimet.

“Çështja e faljes është e drejtë e presidentit. Nuk është e thënë se duhet të falen të kriminelët, sepse është kryerës i krimit. Duhet vlerësuar me një përkushtim kritik, analitik, meriton apo nuk meriton pa zgjidhjen e të gjitha rrethanave. Unë jam idhtar për zbatimin strikt dhe rigoroz të ligjit, në këtë rast aktgjykimi merret në formën e prerë, të vuajnë dënimet ata që meritojnë me i vujt”, ka deklaruar Smaka.

Njohësi i çështjeve kushtetuese nuk është pro mendimit, se duhet të falen një numër i madh i të burgosurve, por që të falen ata që vërtetë e meritojnë.

“Të mos bëjmë si gjykatat tona që falin butë, japin dënime me kusht dhe pastaj në shtëpi naj farë arresti që i stimulon kriminelët sa që kanë edhe sens edhe disponim për krim se i stimulon të burgosurit. Nuk është e thënë se duhet të falen një numër i madh i të burgosurve. Fale atë që vërtet e meriton, ama që përnime e meriton”, ka thënë për Indeksonline Riza Smaka, njohës i çështjeve kushtetuese.

KMDLNJ:  Jahjaga kurrë nuk ka bërë falje, ajo ka provokuar të burgosurit

Në anën tjetër, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, ka thënë se presidenti e ka të drejtën të rris numrin e të falurëve.

Shala thotë se recidivistët nuk duhet të përjashtohen nga falja, pasi sipas tij  kanë mundësinë të përmirësohen.

Derisa duke komentuar faljen e të burgosurve nga  ish presidentja, Shala ka thënë se  Jahjaga asnjëherë nuk ka falur të burgosurit, vetëm i ka detyruar të burgosurit të rrebelohen.

“Recedivistët nuk përjashtohen nga falja. Sepse recidivistët kanë mundësi të përmirësohen dhe nuk është asnjë kusht që dikush është recidivist e të mos falet. Të gjithë kanë gjasa të barabarta. Presidentja Jahjaga kurrë nuk ka ba falje, ajo vetëm sa i ka provokuar të burgosurit që ata të rrebelohen, t’iu nxjerrin probleme edhe organeve brenda burgut edhe familjës. Falja e recedivistëve është e drejtë ekskluzive e presidentës. Presidenti mund të mos fal asnjë të burgosur”, ka shpjeguar për Indeksonline Shala.

Kreu i KMDLNJ-së, thotë se presidenti mund të rris numrin e të burgosurëve, pasi shteti e ka për obligim t’iu ndihmoj të burgosurve që të përmirësohen.

“Presidenti mund ta rris numrin e të falurëve sepse për falje kanë aplikuar mbi 600 të burgosur dhe nuk mundet të kërkohet nga të burgosurit që të përmirësojnë gabimet. Sepse veprat që i bëjnë shteti i dënon me burg. Ndërkaq shteti poashtu e ka obligim që atyre personave në rast se përmirësohen të bëhen pjesë e shëndoshë e shoqërisë”, ka thënë ai.

Në rast refuzimit të faljeve Shala ka thënë se vetëm vështirësohet puna brenda shërbimit korrektues, pasi të burgosurit kanë gjasa të rrebelohen.

“Të gjithë të burgosurit i varin shpresat te presidenti Thaçi, i cili nuk mundet ti përmbush të gjitha kërkesat e personave të dënuar, mirëpo falja nuk duhet të jetë nënçmuese”

Numri i të burgosurve që vuajnë dënimet në burgjet e Kosovës është 1600. Derisa faljen presidenti pritet ta bëj me 17 shkurt, ditën e Pavarësisë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles