-10.5 C
New York
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

E jashtëzakonshme: Në Kanada krijohen “mburoja njerëzore” për t’i mbrojtur xhamitë (Foto)

Mijëra njerëz në mbarë Kanadanë janë mbledhur rreth xhamive për të krijuar “mburoja njerëzore” pas sulmit terrorist në xhaminë e Kvebekut.

Një sulmues i armatosur pati hapur zjarr në xhaminë e Kvebekut ditë më parë dhe la të vdekur gjashtë persona.

“Asnjë kanadez nuk do të duhej të frikësohet që të shkojë në vendin e vet për t’u lutur”, ka deklaruar rabini (hebre), Jael Splanski, njëri nga organizatorët e “rrethit të paqes” rreth xhamisë në Toronto, transmeton lajmi.net.

“Është skenë e tmerrshme. Paramendojeni njerëzit që vijnë që të luten në paqe, që të lutën për paqe dhe ata të jenë shënjestër. Vendet për lutje janë të shenjta dhe duhet të mbrohen”, thotë ai.

Qindra njerëz në Toronto, nga të cilët shumica ishin pjesë e sinagogave lokale, kishave dhe tempujve, qëndruan krah për krah para gjashtë xhamive të premten gjatë lutjeve të myslimanëve.

Organizime të ngjashme u mbajtën edhe në Otava dhe Edmonton, afër xhamive.

Gjashtë njerëz u vranë, kurse 19 të tjerë u plagosen në sulmin terrorist në xhaminë e Kvebekut.

Kryeministrit kanadez, Justin Trudou e cilësoi sulmin si terrorist.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles