-8.1 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Parashikim: Juventus – Inter

Një nga rivalitetet më të ashpra që ka njohur bota e futbollit, lindi në Itali atëherë kur edhe lindi futbolli në këtë vend. Historia ishte dëshmitare e ngjarjeve prej më kontraverse që ndërlidhën këto dy klube dhe bënë që ato të jenë armike, tifozët e tyre të mos shikohen në sy. Arsyet e secilit kamp janë më të fuqishme se të tjetrit, por të gjitha këto do të bien poshtë të dielën kur pritet të flitet me futboll se kush është më i fortë.

Vendi: Juventus Stadium, Torino
Koha: 5 shkurt (e dielë), 20:45

Lajmet rreth ekipeve

Juventus
Formacioni i ri 4-2-3-1 lë pak hapësirë për mesfushorët që të startojnë, pasi Allegri preferon më shumë mentalitet ofensiv në këtë skemë taktike.
Miralem Pjanic do të jetë i paprekshëm në mesfushë, përdreisa Dybala pritet të startojë prapa Higuainit.
Përkundër rikthimit të Dani Alvesit, Stephan Lichtsteiner është favorit për të startuar në krahun e djathtë.

Inter
Trajneri Stefano Pioli ka skuadrën e plotë në gjendje gatishmërie dhe ai po ashtu do ta ketë edhe Ansaldin të rikthyer nga suspendimi.
Mesfusha dhe sulmi do të kenë lojtarët e njëjtë, kurse ka pak gjasa të shohim Ever Banegan apo Geoffrey Kondogbian duke startuar.
Eder duket se është zgjedhja e parë në rast se duhet zvëndësim në sulm.

Top Lojtarët

Ndeshjet kokë më kokë

18.09.2016 – Inter 2:1 Juventus (Serie A)
02.03.2016 – Inter 3:0 Juventus (Coppa Italia)
28.02.2016 – Juventus 2:0 Inter (Serie A)
27.01.2016 – Juventus 3:0 Inter (Coppa Italia)
18.10.2015 – Inter 0:0 Juventus (Serie A)
16.05.2015 – Inter 1:2 Juventus (Serie A)

A e dini se?

Juventusi ka fituar 27 ndeshjet e fundit në Serie A.

Juventusi ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të takimit në 15 nga 17 ndeshjet e fundit në shtëpi.

Interi ka fituar 7 ndeshjet e fundit në Serie A.

Juventusi ka shënuar së paku dy gola në 14 nga 15 ndeshjet ef undit në shtëpi në Serie A.

Interi ka barazuar në pjesë të parë dhe ka fituar në fund të ndeshjes në tri ndeshjet e fundit në Serie A.

Interi ka mbajtur portën të pa prekur në 5 nga 7 ndeshjet e fundit në Serie A.

Juventusi ka mbajtur portën pa pranuar gol në tri ndeshjet e fundit në Serie A.

Juventusi ësht ëi pamposhtur në 10 nga 11 ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A ndaj Interit në të gjitha garat.

Interi ka fituar me një gol dallim në tri ndeshjet e fundit në udhëtim në Serie A.

Analiza

Juventusi me lehtësi mposhti Sassuolon në javën e fundit, duke shfrytëzuar mirë lojtarët në formacion, teksa ecuria fantastike e Interit u ndal nga Lazio në Coppa Italia.

Tash, Nerazzurët detyrohen të luftojnë për synimin e vetëm, Serie A.

Ndeshjet nuk e kanë më rivalitetin sikur në vitet e para pas Calciopolit, kjo për shkak të dominimit të madh të Juventusit dhe faktit se Interi asnjëherë nuk ia rrezikoi titullin, por të dielën është tjetër diskutim, pasi Nerazzurët duket se pas shumë kohësh kanë një ekip solid për t’u përballur me Bianconerët.

Juventusi është favorit në këtë ndeshje, ashtu sikurse ndaj secilës skuadre që luan në shtëpi, por Interi do të tregojë kujdes të veçantë të mos pranojë gol në 20 minuta të parë të ndeshjes dhe kështu të tentojë të realizojë një fitore të paimagjinueshme në Juventus Arena, një fitore e cila do të hapte luftën për titull në Serie A. E kjo fitore është e vështirë të arrihet…

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles