8.2 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata kthen taksistët në Aeroportin e Prishtinës

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës Jusuf Azemi bëri të ditur se kanë fituar kontestin për kthimin e taksive në Aeroportin e Prishtinës të cilët ishin larguar nga aty që nga viti 2012.

“Sot e përmbyllim një proces gjyqësor që ka filluar në vitin  2013 me rastin e largimit të taksive nga ANP ku pa të drejtë këta 30 taksistë u larguan. Megjithatë ne nuk lamë hapësirë pa shfrytëzuar dhe fatbardhësisht pas një gjyqi maratonik ky proces përfundoi me një vendim. Gjykata Themelore besoi se largimi i taksive ka qenë jo valid”, tha Azemi në një konferencë për media.

Sipas tij, ky  vendim e obligon komunën e Lipjanit që brenda 30 ditësh ta zbatojë vendimin.

 Abaz Ajeti kryetar i shoqatës së autotaksive tha se 30 taksi janë larguar nga Aeroporti dhe se tash pritet që këta punëtorë të kthehen në punë dhe të kompensohen.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles