19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Muri ‘rrënoi’ zotimet

Rezoluta e Kuvendit të Kosovës është “rrënuar” të martën, pasi që serbët lokalë nuk e shembën murin në veri të Mitrovicës e as Qeveria nuk mori masa ndaj këtij ndërtimi ilegal.

Ekzekutivi i vendit përgjegjësinë për largimin e murit ia hedh Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, shkruan “Zëri”.

E këta të fundit edhe pse rikonstatojnë se muri në veri është ilegal, nuk kanë arritur ta rrënojnë të njëjtin.

“Ne mbesim në gatishmëri dhe dispozicion për t’i përmbushur obligimet ligjore dhe kushtetuese ndaj vendit, por njëkohësisht lëmë të hapur që ky problem të gjejë zgjidhje përmes dialogut, për çka jemi në pritje”, thuhet në komunikatën e MMPH-së.

Ndërsa ministrja për Dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka deklaruar se institucionet më të larta shtetërore po punojnë intesivisht në largimin e murit.

“Sa i takon heqjes së murit, institucionet me të larta shtetërore po punojnë intensivisht për heqjen e tij dhe sigurimin e lëvizjes së lirë, sipas standardeve më të larta evropiane dhe ligjeve të Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles