7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Zëvendësministri Demaj takon ambasadoren e Mauritanisë, Mariem Aouffa

Zëvendësministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj gjatë qëndrimit të tij në Romë, ka zhvilluar një takim me ambasadoren jo-rezidente të Mauritanisë në Kosovë, Mariem Aouffa, ku diskutuan për nevojën e thellimit të raporteve politike dhe ekonomike mes dy shteteve.

Demaj përsëriti kërkesën që Mauritania ta mbështesë vendin tonë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare si UNESCO, INTERPOL etj., pasi që Mauritania ishte nga vendet që nuk votuan pro-anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

“Nga takimi që kisha me ambasadoren jo-rezidente të Mauritanisë në Kosovë, Mariem Aouffa mora premtime për thellimin e bashkëpunimeve bilaterale mes vendeve tona, sidomos në fushën ekonomike. Mund të them që Kosova gëzon një mbështetje të mirëfilltë nga Mauritani dhe ky shtet është i interesuar që të ketë lidhje më të forta ekonomike e politike me Kosovën’’, tha zëvendësministri Demaj. Po ashtu Demaj tha se ambasadorja Aouffa shprehet e interesuar ta mbështesë Kosovën për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare dhe të shndërrohet në një vend mbështetës kudo që Kosova ka nevojë e që Mauritania mund të jap kontributin e vet.

Ambasadorja Aouffa pas konfirmimit se do të thellojë bashkëpunimin, duke premtuar edhe përkrahje, ka shpjeguar se mos votimi pro në UNESCO, ka ndodhur si pasojë e paqartësive dhe procedurave të shtetit të Mauritanisë dhe tha se e mirëpret thellimin e bashkëpunimit mes vendeve tona.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles