Nëse ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi nuk do të bëhet gjatë muajit të ardhshëm (shkurt), liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian (BE) mund të mos bëhet as gjatë vitit 2017.
Kështu ka thënë në një intervistë të dhënë “Zërit”, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Sipas kryeministrit Mustafa lëvizja e lirë është në duart e deputetëve të opozitës, por, siç ka thënë ai, edhe të një numri të vogël të tyre nga partitë e pozitës, të cilët po e kundërshtojnë ratifikimin e Marrëveshjes për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi.
Ndërkohë, duke folur rreth thirrjeve për ndërprerje të dialogut me Serbinë, pas zhvillimeve të fundit, kryeministri ka thënë se izolimi pa alternativë nuk është e arritur dhe do të ndërpriste proceset integruese euroatlantike.
Ndërkaq shtrirja e sovranitetit në tërë territorin e vendit është një tjetër qëllim, për të cilin, sipas kryeministrit Mustafa, Kosova do ta bëjë përpjekjen e saj maksimale për ta realizuar.
Duke folur për raundin e fundit të bisedimeve me Serbinë, ai ka thënë se ky takim ka pasur për synim dhe ka arritur që të ulë tensionet e krijuara së fundi pas provokimeve./PrishtinaPress.eu