Çdo të dytën ditë, shkalla e cilësisë së ajrit i tejkalon perimetrat e normales, duke krijuar një mjedis të ndotur dhe të rrezikshëm për shëndetin, raporton KTV.
Plani i veprimit i miratuar në Qeveri, nuk po zbatohet nga akterët e thirrur siç janë Ministria e Infrastrukturës, ajo e Tregtisë dhe Industrisë si dhe Komuna e Prishtinës.
Në Ministrinë e Mjedisit thonë se Komuna e Prishtinës lejon që makinat e rënda të qarkullojnë gjatë ditës nëpër qytet, gjë që është e ndalur, ndërsa nuk po kontrollon as ekonomitë familjare, të cilat ngrohen me thëngjill.
Por, në Komunën e Prishtinës thonë se është në kompetencë të nivelit qendror që të ndërmarrë masa, pasi ndotësit më të mëdhenj janë veturat e vjetra.
- Mosveprimi i përmirësimit të cilësisë së ajrit po ndikon edhe në shëndetin e qytetarëve, që sipas mjekëve, numri i tyre vazhdimisht po rritet.