24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj për Vecernji List: Kosova dhe Kroacia janë kundërpesha e dominimit serb në rajon

Ministri i Jashtëm I Kosovës, Enver Hoxhaj ka dhënë një intervistëtë gjatë për gazetën e njohur dhe më të madhe kroate, Vecernji List ku ka folur për zhumë zhvillime në Kosovë, në raportet me Serbinë, me Kroacinë dhe tema të tjera botërore.

I pyetur për raportet Kosvoë-Kroaci, Hoxhaj ka thënë se ka një partneritet të shkëlqyer politik dhe Kosova e Kroacia duke bashkëpunuar nga afër e pamundësojnë kthimin e skemave të vjetra të dominimit serb në rajon.

“Kroacia është një partner i rëndësishëm politik i Kosovës dhe ne duam ta shndërrojmë atë në një partner të fuqishëm ekonomik. Është partner politik meqë ajo e mbështet integrimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar, si dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Ne ndajmë edhe interesa të caktuara në politikën tonë rajonale duke qenë aleat me njëri-tjetrin dhe duke pamundësuar rikthimin e skemave të vjetra të dominimit serb të rajonit. Për këtë kemi një koordinim intensiv me Zagrebin sa i takon politikës rajonale por tash duam një vëmendje t’ia kushtojmë bashkëpunimit ekonomik. Kosova është vendi ideal për investitorët kroat për të investuar në Kosovë për shkak të simpatisë që kanë qytetarët e Kosovës për Kroacinë, një miqësie tradicionale në mes të dy shteteve dhe faktit që ne kemi ndër popullatën më të re dhe të kualifikuar në rajon” ka thënë Hoxhaj.

Më tej, kryediplomati kosovar ka komentuar mundësinë e arrestimit të Presidentit Nikoliq dhe Kryeminitrit Vucic pasi në vitet 90-ta kanë qenë në partin e Sheshelit.

“Këto janë cështje të drejtësisë dhe vetëm drejtësia ndërkombëtare mund ta përcaktoj se në cfarë mase Nikoliq dhe Vucic janë përgjegjës për dicka të tillë. Por ne të gjithë e dijmë rolin dhe funksionet që kanë pasur në regjimin e Millosheviqit gjatë luftës në Kosovë dhe ideologjinë që ata kanë përhapur në fillim të luftërave në Ish Jugosllavi. Ju në Kroaci dhe ne në Kosovë e dijmë se ata kanë qenë udhëheqës të formacioneve paramilitare në shumë zona të luftës në ish Jugosllavi. Ne i mbajmë mend uniformat e veshura paraushtarake sikurse deklaratat më raciste të tyre. Duke pasur një të kaluar të tillë ata ende nuk mund të lirohen nga realiteti i Kosovës së pavarur i cili duket se i ndjek nga pas si një fantazmë” ka thënë Hoxhaj.

Ai ka folur gjatë edhe për listën e gjatë të provokimeve serbe në muajt e fundit në raport me Kosovën duke e vënë në pikëpyetje edhe diaogun.

Po ashtu, edhe për qasjen e administratës së re të Trump në Ballkan dhe vecanërisht në Kosovë.

“Kosova vazhdimisht ka pasur mbështetjen e të dyja administrave republikane dhe demokrate në Amerikë. Mbështetja amerikane për Kosovën ka filluar me Presidentin e vjetër Bush, i cili në dhjetor të vitit 1992 kishte kërcënuar Millosheviqin që në rast të gjakderdhjes në Kosovë do të intervenonte ushtarakisht. Pastaj dihet vendosmëria e Presidentit Klinton për të parandaluar gjenocidin në Kosovë dhe për të mbështetur intervenimin e NATO-së. Së fundi, ishte presidenti Bush i riu i cili formësoi procesin për statusin final të udhëhequra nga OKB-ja sikurse edhe pas shpalljes së pavarësisë ishte vendimtar për ta njohur Kosovën. Të gjitha këto tregojnë që Kosova ka qenë një cështje mbi partiake në Uashington dhe do të vazhdoj të mbetet e tillë. Lidhja e Kosovës me Amerikën është e vecantë dhe do të mbetet e tillë me Presidentin Trump të cilit i dëshirojmë suksese në punën e tij. Kur fola për temën e trenit si provokim i Serbisë ndaj Kosovës dhe arrestimin e zotit Haradinaj në Francë bëra përpjekje që të tregoj se si Serbia është faktor destabiliteti në raport me rajonin. Përvec Kosovës, kjo vërehet më së shumti edhe në raport me Bosnjen. Referendumi i mbajtur vitin e kaluar si dhe ngjarjet simbolike që u mbajtën para dy javësh në Banjalluk dhe prania e Presidentit serb Nikoliq, tregojnë që prapa një politike me ambicie territoriale qëndron edhe më tutje Beogradi. Dhe planet e tilla për ndarje të Kosovës, të cilat në të kaluarën janë promovuar qoftë nga shkrimtari Dobrica Qosic po qoftë edhe nga ish Kryeministra serb, tregojnë se ndarja ka qenë një skenar serb për Kosovën i cili për mendimin tim i takon të kaluarës. Mirëpo projekte të tilla nuk do të mbështetën as në Uashigton dhe as në Bruksel” ka thënë Hoxhaj.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles