11.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Organizata italiane ofron përkrahje për shëndetësinë në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani sot priti në takim përfaqësuesin e Organizatës “Trentina aiuto per i Balcani”, Nazmi Berisha me bashkëpunëtorë, nga provinca Trento-Itali.

Ministri Rrahmani ka falënderuar, Berisha për përkrahjen që ka dhënë në fushën e shëndetësisë dhe ka shprehur gatishmërinë që të ofrojë bashkëpunimin e MSh-së, me qëllim të lehtësimit të procedurave për implementimin e projekteve mbështetëse nga organizata për shëndetësinë e vendit.

Berisha është shprehur i gatshëm të ndihmojë shëndetësinë edhe në të ardhmen, duke orientuar ndihmat aty ku qytetarët e vendit kanë nevojë më shumë.

Organizata  “Trentina aiuto per i Balcani”, ka ofruar shërim për pacientët kosovarë me nevoja të ndryshme, duke ua hequr të gjitha shpenzimet, ka rinovuar ambulanca në territorin e Kosovës, ka bërë dhurimin e dy autoambulancave dhe aktivitete të tjera në mbështetje të shëndetësisë dhe sektorëve të tjerë në Republikën e Kosovës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles