7 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Jahjaga shkon në SHBA, takohet me zyrtarë të OKB-së

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar një vizitë në SHBA
Jahjaga është takuar me Përfaqësuesen Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Dhunën Seksuale në Konflikt, Zainab Bangura.

Ajo i kërkoi Banguras që ta ndihmojë të gjendet një mënyrë që përdhunimet e grave shqiptare nga forcat serbe gjatë luftës, të njihen ndërkombëtarisht si krime lufte.

Postimi i Jahjagës:

Gjatë vizitës time në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u takova me Përfaqësuesen Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Dhunën Seksuale në Konflikt, Zainab Bangura.

Zonjës Bangura i kërkova ndihmë për të gjetur mënyra që statusi i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë të njihet ndërkombëtarisht si krim lufte.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles