8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Tri momentet historike kur Rusia “ia ktheu shpinën” Serbisë!

Në kuadër të zhvillimeve të fundit globale, gjegjësisht zgjedhjes së Donald Trump president i SHBA-ve, janë duke u diskutuar edhe teza të ndryshme rreth asaj se cili do të ishte raporti i ri i dy forcave kryesore globale, SHBA dhe Rusi.

Në këtë kuadër, përcjell Telegrafi, në qendër të vëmendjes së popujve Ballkanik është edhe fakti se cili do të jetë qëndrimi i presidentit të ri amerikan, në raport me Ballkanin.

E serbët, ndonëse kanë besim tek aleati i tyre, Rusia, gjithsesi shqetësohen për ndonjë “Pazar” të mundshëm në mes të dy liderëve botërorë.

Ajo çfarë është folur ndërkohë, sidomos në mediat serbe është teza se në mes dy liderëve botërorë mund të ketë një marrëveshje e cila parasheh një shkëmbim në mes të Rusisë dhe SHBA-ve: Njohje e pavarësisë së Kosovës nga Rusia, si shkëmbim për Krimenë.

Në këtë drejtim, mediumi serb Blic, ka sjellur tri momente historike, në të cilat sipas këtij mediumi, “Rusia ia ka kthyer shpinën Serbisë”.

1878 – Çlirimi i Kosovës nga ushtria serbe u ndërpre nga Rusia dhe Turqia, të cilat nënshkruan Marrëveshjen e Shën Stefanit. Në kongresin që u vendos për kufijtë në Ballkan, Rusia i doli krah Bullgarisë, së cilës përveç territorit etnik bullgar, i përkisnin edhe Nishi, Maqedonia e Vardarit dhe ajo greke, si dhe pjesë të Shqipërisë. Për fat të Serbisë, u thirr Kongresi i Berlinit, nga vendimet e të cilit Serbia mori rrethinën e Nishit, Pirotit dhe Vranjës, shkruan Blic.rs.

1992 – Pas fillimit të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, Republikës Federative të Jugosllavisë iu vendosen sanksione ekonomike nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Pro kësaj rezolute kishte votuar Rusia, dhe vetëm Kina dhe Zimbabveja kishin abstenuar.

1999 – Gjatë gjithë kohës së bombardimeve, Rusia kishte tentuar që të bind Millosheviçin që të lëshonte pe ndaj kërkesave të NATO-s. Megjithatë, me 3 qershor të po të njëjtit vendosi që haptas të mbështeste Perëndimin dhe të gjithë kanalet diplomatike ishte angazhuar që të detyronte Millosheviçin që të dorëzohej dhe të tërhiqte ushtrinë nga Kosova, që ishte çështja kyçe për ndaljen e bombardimeve ndaj Jugosllavisë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles