9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Bushati: Shkëmbimi i territoreve, mund ta fus në luftë Ballkanin

Analisti nga Shqipëria, Andi Bushati ka folur rreth bisedimeve Kosovë-Serbi, trenit që u tentua të futej në Mitrovicë, arrestimit të Haradinajt dhe për temën e cila së fundi bëri bujë, për shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

Bushati është shprehur kundër shkëmbimit të territoreve, çka sipas tij do të mund ta fuste Ballkanin përsëri në luftë.

“Jam për një përforcim të atyre vlerave që kanë qenë përfituese për shqiptarët. Po të kthehemi në vitin 1999, a prevaloi koncepti i ndërrimit të territoreve apo i disa vlerave? Shqiptarët fituan se bota i pa si mishërim të vlerave, lirisë dhe demokracisë. Nëse ndërrojmë hierarkinë e vlerave dhe flasim për ndërrime territoresh dhe shpërngulje popullsie hapim një precedent se çdo bëhej me shqiptarët e Maqedonisë, Preshevës dhe Bujanovcit? Çdo bëhet me Republikën Serbsak të Bosnjës? Do hapej një kuti Pandore që më shumë se sa ta qetësonte do e fuste Ballknin në luftë. Ndaj nuk jam për dialog në të tilla nivele si shkëmbim territori apo zhvendosje popullsie”, u shpreh Andi Bushati për news 24.

Ai ka këshilluar politikanët e Kosovës që të largohen nga show mediatik, duke mos rënë pre e provokimeve nga Serbia.

“Është e vërtetë që takimi bëhet të sheshuar tensionet në një kohë që serbët po mundohen të ngrenë vatra tensioni jo vetëm në kufirin që ndan ura e Ibrit, por edhe në Mal të Zi, tek Republika Serbska në Bosnje. Kjo vjen si pasojë e një lloj krize të brendshme që po kalon BE, edhe Trump në Amerikë i ka dhënë një lloj hovi tjetër nacionalizimit serb, për të rikuperuar terrenin që kanë humbur në këto 20 vjet, siç mendojnë ata”, theksoi analisti nga Shqipëria.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles