5.7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Lajm i madh për Kosovën, miratohet projekti për stadiumin nacional

Këshilli Kombëtar i Investimeve, sot mbajti takimin e radhës, në të cilin u miratua projekti “Ndërtimi i Stadiumit Nacional të Futbollit në Prishtinë”

Ky hap është tejet i rëndësishëm, meqë me të fillojnë aktivitetet ligjore për konkretizimin e financimit të projektit, vlerësoi me këtë rast, Kujtim Shala, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ministri Shala, para anëtarëve të Këshillit, u shpreh se ky projekt është pjesë e Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe një nga synimet themelore të MKRS-së.

Po ashtu, ministri Shala u shpreh Qeveria e Kosovës, në vitin 2014, me një vendim të veçantë, ka vendosur që të ndërtojë Stadiumin Nacional dhe në vendim ka përcaktuar si vend për ndërtimin e tij Prishtinën.

Më tej, Shala bëri të ditur se mbi bazën e atij vendimi, MKRS-ja ka identifikuar dhe zhvilluar procedurat për përcaktimin e lokacionit, saktësisht në Bërnicë të Poshtme, lokacion që ndodhet 4.5 km nga qendra e Prishtinës, në një hapësirë prej rreth 38 hektarësh, në të cilën, përpos Stadiumit Nacional, do të ndërtohen edhe objekte të tjera sportive të karakterit nacional.

Në fjalën e tij, Shala, më tej shtoi se pas anëtarësimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA dhe në FIFA, Kosova duhet të plotësojë standardet që kanë përcaktuar këto dy organizata, më të rëndësishmet e botës së futbollit, përfshirë infrastrukturën.

Financimi i projektit të Stadiumit Nacional të Futbollit, për shkak të natyrës së projektit, duhet të trajtohet në mënyrë të veçantë dhe të negociohet përmes një marrëveshjeje financiare të veçantë.

Kostoja totale e projektit pritet të definohet, mirëpo, bazuar në modele të ngjashme te stadiumeve, parashihet të jetë 40-50 milionë euro.

Në fund, Shala u shpreh se ndërtimi i Stadiumit Nacional do të përmirësonte dukshëm gjendjen e përgjithshme të infrastrukturës së sportit e në veçanti të futbollit. Ndërsa, ndërtimi i Qendrës Nacionale të Sporteve do të ndihmojë për plotësimin e kritereve ndërkombëtare dhe do të mundësojë zhvillimin e aktiviteteve sportive ndërkombëtare në vendin tonë, dhe një tjetër ndihmesë do të jetë edhe punësimi në Qendrën Nacionale të Sporteve, e cila do të menaxhohet nëpërmjet kushteve të ofruara me ligj nga Qeveria e Kosovës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles