Në postim për videon në kryeministri, ku priti familjarët e viktimave të 21 janarit, kryeministri Edi Rama ka replikuar me dy komentues.
“21 JANARI nxitje për Reformën në Drejtësi dhe sprova e madhe e Drejtësisë së Re”, është statusi i kreut të qeverisë , teksa më poshtë janë dhe replikat.
Qytetari: Aty ku ka vepra te kryera nuk ka vend per fjal, aty ku ka fjal sigurisht qe veprat kane ngele ne syrtar.
Edi Rama: Gabim! Une s’jam musliman po kam lexuar edhe Kuranin, ndersa ti me siguri as Kuranin nuk e ke lexuar sepse po ta kishe lexuar do e kuptoje kollaj edhe Biblen
Qytetari: Beni shume fjale por vepra shume pak.jo vetem ju per te gjithe qe vini
Edi Rama: Mvaret se si i numeron ti veprat sepse sa per mua, patjeter duhet edhe shume me teper, po kemi bere reforma e pune qe s’jane bere ne 25 vjet, vetem se duhen sy per te pare, veshe per te degjuar dhe vemendje per te kuptuar!