Joe Biden tashmë i është rikthyer jetës normale. Pas marrjes së detyrës nga Presidenti i ri Donald Trump dhe zëvendësi i tij Mike Pance, ish-zv/Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden është larguar me tren nga ceremonia e betimit të Donald Trump.
Video e mëposhtme tregon momentet kur Joe Biden me valixhe në dorë i shoqëruar nga bashkëshortja, nuk ka preferuar një shoqërim zyrtar me eskortë, por është larguar me tren Amtrak për të udhëtuar në shtëpinë e tyre në Delaware.
Joe Biden shërbeu si zv/President i SHBA gjatë 8 viteve të Presidencës së Barack Obamës.