24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Vlerësohet puna e Ramiz Lladrovcit

Kryetari i ri i Drenasit, Ramiz Lladrovci nesër i bën një muaj që kur fitoi besimin e qytetarëve të kësaj komune për të udhëhequr për disa muaj deri në zgjedhjet e ardhshme lokale.

E në një mujorin e parë, Lladrovci ka dëshmuar që do të punoj për të mirën e komunës, duke bërë shkarkimet e para, shkruan Indeksonline.

Ai dje ka shkarkuar dy drejtorë të komunës të cilët janë me aktakuza, atë të Administratës së Përgjithshme Komunale, Xhemë Binakun dhe drejtoreshën e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Hyrije Xhemajlaj-Thaçi, motrën e kundërkandidatit të tij për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj.

Këto vendime të Lladrovcit, i ka cilësuar si të duhura asamblisti i PDK-së dhe kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori.

Ai ka thënë për Indeksonline se i pari i Drenasit duhet të vazhdoj edhe me disa shkarkime të tjera në sektorët që ka parregullsi.

“Shkarkimet i shoh si shumë pozitive, por megjithatë ende nuk e ka prekur thelbin. E thelbi është tek Drejtoria e Urbanizmit dhe ajo e Arsimit, në të cilat janë shkeljet më të mëdha që janë të evidentuara”, ka thënë Drenori.

Sipas tij, nëse bëhen shkarkime edhe në këto sektore, atëherë komuna do të marr të mbarën.

“Unë po pres dhe nëse me të vërtet i bën edhe ato dy shkarkime dhe vendos në këto institucione njerëz kredibil, kryetari me të vërtet do ta ketë përkrahjen time gjatë tërë kohës sa do të jem asamblist”, ka thënë tutje Drenori.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles