18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Komentuesit në Serbi tallen me Qeverinë e tyre për trenin

Ndalimi i hyrjes së trenit serb në territorin e Kosovës, ka bërë që shumë qytetarë të Serbisë, të tallen me qeverinë e tyre, të udhëhequr nga Aleksandar Vucic.

Disa komentues kanë vlerësuar se kjo humbje do t’i kushtojë shumë Serbisë, të tjerët e kanë kritikuar ashpër Vucicin, duke vlerësuar se me veprime të tilla mund të nisë një luftë e re, shkruan Gazeta Express.

Komentues të tjerë kanë kërkuar dorëheqjen e Vucicit.

Më poshtë mund të lexoni disa prej komenteve më interesante të serbëve lidhur me ndalimin hyrjes së trenit në territorin e Kosovës.

“Kjo nuk është aspak një hap i mirë dhe do ti kushtojë shume shtetit serb. Provokimet e panevojshme nuk i duhen askujt”.

“Vucicit dikush duhet t’ia shpjegojë se ai nuk është faraon por një nëpunës shteti të cilin e paguajmë ne tatimpaguesit dhe se e ka detyrë t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve”.

“Shpresoj se ka ndonjë fuqi botërore ose në minimum dy, që e përshëndesin këtë hap në të kundërtën kjo është një e shtënë në të thatë. Është dashur të thirret seanca e KS të OKB’së po të kishte dikush nje plan”.

“Njeriu që është pjesë e sistemit që ka nisur konflikte gjatë 90’ve nuk di të bëjë diçka tjetër”.

“Jep dorëheqje dhe largohu nga politika. Po na çon në një luftë të re”.

“A është ky ai treni i njëjtë ku shkruante Kosova është Serbi. A është ky radikali i njëjtë Vucic”.

“Dramaturg në skenë”.

“Si ka mundur të mendoj se ai tren me mbishkrime të tilla mund të hyjë Kosovë”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles