-8.3 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Kroacia në “luftë” me Serbinë për shkak të Kosovës dhe Haradinajt

Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherësh kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj para disa ditësh është arrestuar nga autoritetet franceze në bazë të një flet-arresti të lëshuar nga Serbia.

Pas prangosjes së tij, institucionet vendore u treguan të “urta” karshi Serbisë. Madje, Kuvendi i Kosovës nuk arriti që të paktën ta nxjerrë një rezolutë të përbashkët për ta dënuar ndalimin e qytetarit të saj në mënyrë krejtësisht joligjore.

Ndërsa një mbështetje e fuqishme për Haradinajn ka ardhur nga shteti mik i Kosovës, Kroacia. Shqiptarja, e cila është deputete në këtë shtet, Ermina Lekaj-Prlaskaj ka thënë se ka apeluar tek spektri politik atje që t’ia tërheqin vërejtjen Serbisë në raport me qytetarët e Republikës së Kosovës. Në një prononcim për “Indeksonline”, ajo ka treguar për kërkesën që ua ka drejtuar përfaqësuesëve kroat të PE-së lidhur me këtë arrestim.

“Po, unë kam bërë apel tek deputetët e Kroacisë në Parlamentin Evropian dhe ata më janë përgjigjur se në mbledhjen plenare do ta kushtëzojnë Serbinë për këtë rast. Poashtu, kam kontaktuar edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme i cili do ta kushtëzojë Serbinë në negociatat dhe ata për kapitullin 23 të drejtësisë”, ka thënë ajo.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles