4.9 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj s’mund të gjykohet për të njëjtat akuza

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare Avni Puka, ka thënë se lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, s’mund të gjykohet sërish për të njëjtat akuza për krime lufte, për të cilat tashmë është shpallur i pafajshëm.

“Haradinaj është rast i veçantë, sepse është arrestuar dy herë për të njëjtat gjëra për të cilat është shpallur i pafajshëm. Me të drejtën ndërkombëtare, askush s’mund të gjykohet dy herë për akuzat për të cilat është shpallë i pafajshëm, përveç nëse ka fakte të reja”.

Në një intervistë dhënë për emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, Puka është shprehur se tani në çështjen Haradinaj do të përfshihet edhe qeveria franceze.

“Lirimi me kusht është zëvendësim i masës dhe si kusht i tij është të qëndrojë në shtetin francez dhe të paraqitet te autoritetet e shtetit francez. Gjatë kësaj periudhe, Haradinajt i duhet të qëndrojë në Francë dhe qëndrimi i tij atje kërkon një procedurë miks ku përfshihet edhe Ministria e Punëve të Brendshme”.

Ai ka thënë se nuk ka një model të caktuar që ndiqet në rastet e kërkesave për ekstradim, ngase sipas të drejtës ndërkombëtare, secila nga to shqyrtohet në mënyrë të veçantë.

“Çështja e ekstradimit është çështje e vlerësimit të shtetit në çdo rast konkret, edhe në këtë rast Franca e ka obligim shtetëror që ta shqyrtojë këtë rast. Institucionet kosovare duhet të komunikojnë me autoritetet ndërkombëtare për problemin e urdhër-arresteve te Serbisë për qytetarët kosovarë”.

“Rasti i Haradinajt e të tjerat të ngjashëm me të, janë probleme juridike e më pas politike”.

Ramush Haradinaj, ish kryeministër dhe kryetar i AAK-së, është liruar me kusht të enjten nga gjykata franceze e Colmanit, pasi ishte arrestuar më 4 janar në aeroportin e Baselit në Francë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles