3.6 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Asambleistëve të Vetëvendosjes u pëlqen kur e shohin Haradinajn të arrestuar (Foto)

Duket se jo të gjithë në Vetëvendosje janë solidarizuar me Ramush Haradinajn, kreun e AAK-së, të arrestuar në Francë me fletarrest të Serbisë dhe të liruar sot me kusht.

Edhe pse kryetari i Vetëvendosje, Visar Ymeri ka dalë me një deklaratë mbrojtëse për Haradinajn, ka të tillë në këtë subjekt që ironizojnë me arrestimin e ish kryeministrit të Kosovës, sidomos me fotografitë ku ai shihet i arrestuar nga policët francezë.

Këtu nuk bëhet fjalë për aktivistë të thjeshtë të VV-së, por për asambleist të kësaj Lëvizje, shkruan lajmi.net.

Është Valon Hoti, asambleist i Vetëvendosjes në Malishevë dhe njëri nga njerëzit e afërt të krerëve të kësaj Lëvizje.

Hoti e ka ripublikuar deklaratën e Haradinajt të vitit të kaluar ku kishte thënë ndër tjerash se “…Unë jam gjeneratë e Adem Jasharit, nuk hi me sporte të vogla, nuk hi me u rrah me polic temin”.

Bashkë me këtë deklaratë, asambleisti nga Malisheva e ka postuar edhe foton ku Haradinaj shihet me pranga në duar dhe i përcjellë nga dy policë francezë.

Me këtë, ai duket se ka shprehur gëzimin me arrestimin e Haradinajt.

“Unë para se me gjujt gaz, kam gjujtë antitank. Njëherë më ka prekë rusi me dorë, e dini ju se si jam përgjigjë. Nuk jam si Visar Ymeri e të tjerët që çkryhen në kuvend. Unë jam gjeneratë e Adem Jasharit, nuk hi me sporte të vogla, nuk hi me u rrah me polic temin”. “Unë nuk duroj mem prekë me dorë, nëse më prekë i përgjigjem ndryshe” kishte thënë Haradinaj”, ka shkruar Valon Hoti, raporton lajmi.net.

Ky postim, i ka pëlqyer edhe Valdrin Ahmetit, i cili e ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook. Valdrin Ahmeti është njëri nga organizatorët kryesor të protestave të Vetëvendosjes dhe i arrestuar disa herë.

Ka edhe të tjerë nga VV-ja që e kanë pëlqye këtë postim të Hotit duke ia bërë “like”. Bie fjala, kryetari i VV-së në Prizren dhe asambleisti i kësaj partie, Arbër Rexhaj.

Megjithatë, një “mik” i Hotit e ka kritikuar atë për këtë postim. “Valon po e shoh se edhe ti je Vetëvendosje. Valon edhe unë jam Vetëvendosje, edhe atë simpatizant i flaktë, por respektin që e meriton z. Haradinaj nga ne Shqiptarët, nuk e meriton asnjë tjetër, e kam fjalën për aktivitetin e tij të para dhe gjatë luftës, andaj të kemi kujdes me figurën e tij”.

Valon Hoti ishte arrestuar vitin e kaluar në Malishevë. /Lajmi.net/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles