6.4 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

E zbulon avokati Smith: Ja pse u ndalua Ramushi në Francë!

Avokati i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë kohës sa ishte i akuzuar për krime lufte në Hagë, Gregor Guy-Smith ka thënë se është shumë i brengosur për ndalimin e Haradinaj në Francë.

“Jam shumë i shqetësuar dhe i brengosur, për arsye se mendoj që ka ndikim të drejtpërdrejtë në çështjet fundamentale të sundimit të ligjit”.

Guy-Smith që ka përfaqësuar Haradinaj në Tribunalin e Hagës në një intervistë ekskluzive në Info Magazine në Klan Kosova ka thënë se klienti  i tij është shpallur i pafajshëm pikërisht për këto akuza, të cilat i përfshin edhe fletë-arresti i Serbisë.

“Rasti kundër Haradinajt është gjykuar në Tribunalin e Hagës dy herë tashmë, dhe gjatë atyre gjykimeve ai është shpallur i pafajshëm në 37-të aktakuza”.

“Edhe në rigjykim, ai është shpallur jo-fajtor. Fletë-arresti i vitit 2004, përfshinë të njëjtat akuza në të cilat ai është shpallur i pafajshëm”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles