16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Ali Ahmeti: Nëse nuk pranohet ”platforma e përbashkët”, do të ketë zgjedhje (Video)

Dita e tretë pasi partitë shqiptare shpalosën platformën e përbashkët, Lidhja Social Demokrate nuk ka qëndrim se a është e pranueshme apo jo kjo platformë.

Derisa Gruevski tashmë është shprehur kundër disa pikave të kësaj platforme, nga LSDM thonë se po presin dokumentin zyrtar.

Ndërkaq në emisionin Click Plus, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti e thotë qartë, nëse nuk pranohet platforma e përbashkët, qeveri nuk do të ketë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

“Sigurisht që vendin e çon në zgjedhje të reja mospranimi i platformës nga cili do subjekt”, tha Ahmeti.

E derisa LSDM po heshtë, Nikolla Gruevski është shumë i qartë. Ai thotë se BDI është e vetëdijshme se nëse OBRM-PDUKM është kundër, dygjuhësia nuk do të bëhet.

“Shqiptarëve të Maqedonisë nuk mund të ju ndihmoj nëse ka dygjuhësi në të gjithë territorin e Maqedonisë, përfshirë këtu Dellçevën, Berovën, Gjevgjelinë apo Kavadarin. Dy gjuhësi në të gjithë territorin e Maqedonisë dhe kantonizim nuk mund të realizohet nëse OBRM-PDUKM është kundër. Në BDI e dinë shumë mirë këtë”, tha Gruevski.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles