8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Brukseli ngurron të shprehet për urdhër-arrestet e vjetra të Beogradit

Komisioni Europian ndjek me vëmendje zhvillimet e javës së kaluar lidhur me ndalimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,Ramush Haradinaj.

Por megjithëse ndërmjetëson për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë në një sërë fushash, përfshirë bashkëpunimin policor e gjyqësorin, sikurse njofton RTSH , Brukseli ngurron të shprehet për urdhër-arrestet e vjetra të Beogradit kundër qytetarëve të shteteve fqinje, që nuk i përkasin më ish Jugosllavisë.

Gjatë diskutimit të raporteve të posaçme për Kosovën dhe Serbinë në Komitetin e Jashtëm Europarlamentar, përfaqësuesja e ekzekutivit europian e injoroi këtë çështje.
Rasti “Haradinaj” u përmend me shqetësim, veçanërisht prej eurodeputetëve kroatë, të cilët preken po ashtu nga ligji problematik i Serbisë, që i lejon vetë Beogradit të gjykojë këdo në territorin e ish-Jugosllavisë.

“Serbia nuk ka juridiksion në Kosovë” u shpreh raportuesja Ulrike Lunaçek dhe se “Beogradi duhet t’i tërheq mbrapsht urdhër-arrestet e vjetruara”, sipas eurodeputetes austriake.
Kreu i Delegacionit të PE për Kosovën, Tonino Picula, deklaroi se “i ashtuquajturi juridiksion rajonal, që i mundëson Serbisë të akuzojë qytetarë të shteteve fqinje, siç dëshmon edhe rasti i zotit Haradinaj, nuk i ndihmon aspak stabilitetit të rajonit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”. Përkrah socialdemokratit kroat, foli Dubrakva Šuica e PPE-së, duke kërkuar nga Serbia që të përballet me të kaluarën e vet, “pasi në të kundërt nuk do të mund të shkojë larg në procesin e integrimit europian”.

Marijana Petir, gjithashtu kroate, ftoi raportuesin për Serbinë, të djathtin gjerman David McAllister, që të ndihmojë “me njohuritë e tij” për ta detyruar Serbinë që të heq nenet e papranueshme në ligjet e këtij vendi, “në mënyrë që mos të pretendohet ngritja e akuzave për qytetarët e vendeve fqinje, siç është rasti me Ramush Haradinaj, por potencialisht edhe për shtetasit e 18 vendeve të tjera të BE- së që kanë marrë pjesë në luftën ballkanike duke mbrojtur Kroacinë kundër agresionit serb”.

Konservatori britanik, Charles Tannock, vlerësoi se ndalimi i Haradinaj në Francë do të shkaktojë kthim pas në procesin e normalizimit të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.
Gjatë debatit mbi Serbinë, disa eurodeputetë ftuan Beogradin të qartësojë pozicionin, nëse synon të anëtarësohet në BE, apo të përafrohet edhe më shumë me Rusinë, çfarë u konsiderua e rrezikshme për stabilitetin në rajon.

Sa i përket Kosovës, eurodeputetët shprehën shqetësime për “polarizimin ekstrem të skenës politike”, nivelin e lartë të korrupsionit dhe mungesën e rezultateve për dy kushtet e mbetura për procesin e liberalizimit të vizave.

Ndaj të dy vendeve u kërkua që të rrisin përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani në Dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli dhe si gjithmonë, raportuesja Lunaçek përsëriti thirrjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga 5 shtetet e mbetura të BE-së.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles