17.3 C
New York
Tuesday, October 29, 2024

Buy now

spot_img

Gruevski përgjigjet a do t’i pranojë ose jo të gjitha kërkesat e shqiptarëve

Do të tentojë të formojë qeveri, por jo me çdo çmim, thotë në intervistë për “Dnevnik” lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, duke kometuar platformën që e publikuan partitë shqiptare në Maqedoni, e kurse realizimi së cilës është kusht që ata të koalicionojnë me njërënë nga dy partitë politike maqedonase në qeverinë e re.

“Nëse shkohet sipas principeve të deritanishme kushtetuese në Maqedoni, do të duhet të formojë qeveri. Nëse shkilen ato, gjithçka është e mundur”, thotë Gruevski, transmeton FLAKA.mk

Në lidhje me konstatimet e shumë politikanëve shqiptarë, analistë dhe media se antarësia e BDI-së nuk dëshiron koalicion me VMRO-DPMNE, Gruevski thotë:

“Nuk e di nëse ashtu mendon antarësia e BDI-së, por e di se si mendonte antarësia e VMRO-DPMNE-së në vitin 2008, e kështu deri diku edhe në vitin 2011 dhe 2014. Por prap, VMRO-DPMNE vendosi të koaliconojë me BDI-në, pasi ishte e dukshme nga zgjedhjet se shumica e popullit shqiptarë deshën BDI të jetë në qeveri”.

I pyetur se cili do të jetë veprimi i partisë së tij nëse tani BDI vendos të mos koalicionojë me VMRO-DPMNE si fitues, Gruevski është decid:

“Nëse VMRO-DPMNE si pari fituese do të manipulohet nga BDI, pavarësisht kush do të jenë shkaqet për këtë, të jeni të sigurtë se së shpejti, VMRO-DPMNE do të kthehet në derë të madhe në qeveri dhe kjo më së paku dy mandate me rradhë. Dhe do të jemi pa asnjë lidhje gjatë përbërjes të qeverisë”.

Në lidhje me platformën e përbashkët të shqiptarëve, Gruevski thekson se ata edhe tani edhe në të ardhmen do të jenë afërsisht 25 parti në koalicion me platfomë të përbashkët. Nëse dëshirojmë ta luajmë lojën me platforma, ashtu do ta bëjmë nga tani, thotë Gruevski në intervistë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles