6.7 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Pushimet e deputetëve shtyjnë seancën për Haradinajn

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca e jashtëzakonshme për të debatuar rreth arrestimit të Ramush Haradinajt të mbahet të martën duke filluar nga ora 11:00, raporton “Zeri.info”.

Shtyrja e kësaj seance, për të cilën ishte kërkuar që të mbahej sot, është bërë për shkak se deputetet ndodhën në pushime dhe nuk mund të marrin pjesë.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti pas mbledhjes së kryesisë, tha se kjo seancë do të mbahet të martën, pasi që deputetet janë në pushime, raporton “Zeri.info”.

Ndërsa, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pla Lekaj, i cili kishte kërkuar që kjo seancë të mbahej sot, tha se pas konsultimeve me shefat e Grupeve tjera parlamentare të koalicionit qeveritar dhe opozitës që e kanë nënshkruar iniciativën për këtë seancë, propozoi që seanca të mbahet të martën pasi deputetët që janë në pushime e kanë të pamundur të vijnë sot, raporton “Zeri.info”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles