8.4 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Vlora Dumoshi i reagon redaktorit të RTK-së, që e quajti vorr Isa Mustafën

Shefja e stafit të Kryeministrit, Vlora Dumoshi ka reaguar ndaj deklaratave të redaktorit të RTK-së, Ernest Luma, qe e quajti Isa Mustafën vorr.

Ajo në një shënim në Facebook tha se RTK duhet të distancohet nga ky redaktor.

Shënimi i plotë:

Duke shprehur respektin e plotë dhe duke mos dashur në asnjë formë që të të ndikoj në punën, politikat redaktuese si dhe aspektet menaxheriale të RTK-së, shpreh keqardhjen e thellë për gjuhën ekstreme rrugaqërore që një redaktor i televizionit publik me emrin Ernest Luma, ka përdorur ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Duke pas parasysh edhe rastet e tjera të ngjashme në RTK, besoj se RTK-së do t’i bënte nder që së paku të distancohet nga gjuha e këtij personi.

Shpërdorimi që ky “redaktor” i bën RTK-së është përdhosje e gazetarisë dhe e emrit, besueshmërisë dhe imazhit të televizionit publik.

Ftoj edhe AGK-në që të distancohet nga gjuha e skajshme e këtij ndotësi të gazetarisë, duke kontribuuar në këtë formë për gazetarinë kosovare dhe komunitetin e nderuar të gazetarëve të Kosovës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles