6.4 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj: AAK-ja gaboi kur mbështeti dialogun me Serbinë, por Ramushi duhet të lirohet

Dardan Molliqaj, Sekretar Organizativ në Lëvizjen Vetëvendosje ka kujtuar Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e Kosovës, duke thënë se askund nuk shkruan për UÇK-në. Për këtë, ai ka thënë se nuk ka reaguar AAK-ja dikur.

Molliqaj është shprehur se AAK nuk ka reaguar as për Pakon e Ahtisaarit e as për dialogun me Serbinë, madje e ka mbështetur atë, transmeton Indeksonline.

Sipas Molliqajt, duhet të krijohet një Republikë e re që është garant për lëvizjen e lirë të çlirimtarëve.

Ndryshe, ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Haradinajt.

Lexoni reagimin e tij të plotë:

Dje dhe sot pati shumë reagime kundër arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë. Përveç reagimeve, u dhanë edhe shumë propozime në lidhje me raportet e Kosovës me Serbinë.

Por, problemi nuk është tek propozimet e masave ndaj Serbisë, por tek kuptimi i vërtetë i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Përderisa Serbia e sheh Kosovën si pjesë të saj, ndërsa luftën e UÇK-së si luftë kriminale, Kosova nuk e përmend askund në dokumentet e saj themeltare luftën e UÇK-së. Pra as në Kushtetutë, e as në Deklaratën e Pavarësisë. Dorën në zemër, në këtë pikë nuk ka qenë si duhet as vet AAK-ja (nuk e kanë kundërshtuar as Pakon e Ahtisaarit e as Kushtetutën e Kosovës dhe e kanë mbështetur bukur gjatë dialogun me Serbinë). E mos të flasim per partitë në pushtet.

Thirrja jonë duhet të jetë ndryshimi i Kosovës në raport me Serbinë e jo anasjelltas. Duhet të angazhohemi për një Republikë të Re që e njeh përpjekjen e popullit per çlirim dhe atë e ka bazë në dokumentet themeltare të shtetit. Vetëm një Republikë e Re është garant për lëvizjen e lirë të çlirimtarëve tanë.

Ramush Haradinaj duhet të lirohet menjëherë dhe pa kushte. Por edhe krijimi i Repubikës së Re është urgjent dhe i domosdoshëm.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles