Braziliani në Facebook ka vendosur t’i përgjigjet mesfushorit Toni Kroos, që në urimin për Vitin e Ri provokoi rëndë brazilianët, duke ua kujtuar humbjen 7:1 në Kampionatin Botëtor.
Kroos numrin 17 kishte formuar me flamujt e Brazilit dhe Gjermanisë, ku 1 simbolizonte Brazilin dhe 7 Gjermaninë, ndërsa para dy flamujve vendosi numrin 20.
Përgjigje në mënyrë të njëjtë, Kroosi ka marrë nga Ronaldo, që i ka kujtuar finalen e botërorit të vitit 2002, ku Brazili kishte mposhtur 2:0 Gjermaninë.
Pritet të shihet se cili do të jetë reagimi i Kroosit tani./Lajmi.net/