8.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Raka: Kur as COVID-i nuk arriti t’i bëjë bashkë partitë, s’e di se kush do t’i bëjë

Mikrobiologu Lul Raka tha se një lloj vonimi i tejkalimit të COVID-19 në Kosovë është edhe si shkak i situatës politike.

Raka ka thënë se rënia e Qeverisë Kurti 1 në kohë pandemie ishte humbje e energjisë dhe në rast se spektri politik do të ishte bashkë, nuk do të kishte nevojë për zgjedhje e fushatë dhe do të kishte më pak raste pozitive e raste të vdekjeve.

“Në rast se spektri politik do të ishte bashkë, do të kishte dhënë shembuj të mirë dhe s’do të kishte nevojë që të kishim fushata e zgjedhje që të rrezikojmë atëherë edhe popullata do të ishte më lehtë që t’i respektojnë masat dhe do të kishte më pak raste dhe më pak vdekje. Por, kjo luftë politike në një kohë të ndjeshme nuk e ka pasur vendin aty, prandaj kur as COVID-i nuk ka arritur që t’i bëjë bashkë këto parti, nuk e di se kush do të mund t’i bëjë bashkë”, ka thënë Raka.

Tutje, ai ka folur edhe për periudhën ku ai thoshte se “këto janë dy javët vendimtare”. Ai thotë se kjo ishte si shkas që ta mbajnë popullin me shpresë sepse sipas tij ka pasur njerëz që janë frikësuar nga COVID-19.

“Dy javëshi ishte që ta mbajmë popullin me shpresë sepse ka pasur njerëz që janë frikësuar nga COVID-19 për familjen dhe për vetën e tyre. Tash, një vit më vonë është situatë tjetër sepse të gjithë i dimë masat dhe është shumë e rëndësishme që të vaksinohen nga të gjithë”, është shprehur Raka.

Raka thotë mes tjerash se mesazhi më i rëndësishëm për momentin është që të vaksinohen të gjithë, por që sipas tij, do të ketë njerëz që do ta refuzojnë vaksinimin dhe do të ketë raste sporadike por që do të jenë të menaxhueshme.

Sipas tij, goditja më e rëndë ishte ngurrimi i personelit shëndetësor që të vaksinohet, ndërsa shtoi se gjendja mentale e njerëzve ka ndryshuar pas një viti përballje me virusin korona.

“Gjendja mentale e njerëzve ka ndryshuar, sepse pas një viti përballje me COVID-19 asnjë njëri nuk është më i njëjti si para një viti. Është dëshmuar nga hulumtimet se tek personeli shëndetësor çdo i katërti ka presion të madh sepse askush nuk e kishte pritur që do të zgjasë shumë”, ka thënë Raka, njofton Klankosova.tv.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles