16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

BE-ja konfirmon ekzistencën e “non-paper” për ndryshim kufijsh në Ballkan

Sidoqoftë, nga Këshilli i BE-së kanë thënë se dokumenti nuk u bë publik, sepse do të rrezikonte marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Nga Këshilli i BE-së thonë se Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit ‘identifikoi vetëm një dokument’ që plotëson kriteret e përmendura. Këshilli i BE-së e publikoi këtë mesazh në faqen e tij të enjten në mbrëmje”, shkruan 24ur slloven.

Megjithatë, pas shqyrtimit të çështjes, ata vendosën të mos lejonin qasjen në dokument, sepse çështja përbën qartësisht përjashtim nga direktiva, sipas së cilës institucionet mund të refuzojnë qasjen në dokumente, zbulimi i të cilave do të ‘rrezikonte interesin publik’, raportojnë mediat e rajonit, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, “non paper’ i pretenduar slloven ngriti shumë pluhur në mes të prillit, si në Ballkan ashtu edhe në Slloveni. Ky dokument jozyrtar, i botuar nga portali “Necenzurisano”, propozon ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

“Përfundimi i shpërbërjes së Jugosllavisë, ndër të tjera, përfshin ide rreth shpërbërjes së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë”, thuhet në atë dokument.

Në rajon, ide të tilla janë hedhur poshtë si të rrezikshme, sepse ato mund të çojnë në luftëra të reja.

Sipas raporteve të mediave, në përgatitjet për presidencën e Sllovenisë në Këshillin e BE-së, Kryeministri Slloven Janez Jansha gjithashtu ndihmoi në përhapjen e idesë nga ‘non paper’, të cilën ai e mohoi.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, konfirmoi se ai e kishte parë një dokument të tillë dhe e diskutoi atë me kryeministrin slloven Jansha.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles