3.6 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohen dy biznesmenë, dyshohet se dëmtuan Telekomin për gjysmë milioni euro

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy pronarë biznesesh nën dyshimin për evazion fiskal dhe keqpërdorim me dy kontrata publike të Telekomit të Kosovës, raporton Gazeta Insajderi.

Burime të Gazetës Insajderi pranë institucioneve shtetërore kanë treguar se dy të dyshuarit me inicialet F.A. dhe G.H., dyshohen për një rast të keqpërdorimit me dy tenderë publikë të Telekomit të Kosovës në vlerë të përgjithshme gati gjysmë milioni euro.

Për këtë rast, në prangat e Policisë kishin rënë edhe dy zyrtarë të kompanisë publike të telefonisë në muajin mars të këtij viti.

Siç ka mësuar Insajderi, dy zyrtarët e arrestuar të Telekomit dyshohet se kanë bashkëpunuar me afaristin F.A., për dy kontrata publile që kanë dëmtuar ndërmarrjen publike në vlerë prej 437 mijë euro.

Dy kontratat e lidhura në vitin 2019 ndërmjet Telekomit të Kosovës dhe kompanisë Zone Mobile L.L.C., pronë e biznesmenit F.A., kishin për qëllim furnizimin e kompanisë publike me telefona mobil. Telefonat me të cilët ishte paraparë të furnizohej Telekomi i Kosovës dyshohet se nuk janë pranuar nga kompania shtetërore.

Kësisoj, rreth gjysmë milioni euro të taksapaguesve kosovarë dyshohet se janë përvetësuar nga të dyshuarit, raporton Gazeta Insajderi.

Burimet kanë treguar se F.A. dhe i arrestuari tjetër, afaristi G.H., dyshohen po ashtu për kryerjen e veprave penale të ‘shmangies nga tatimi’ dhe ‘dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin’.

Ata, dyshohen se në tentim të mbulimit të veprimeve të tyre kanë krijuar dokumente fiktive për gjoja shitblerje të telefonave ndërmjet dy kompanive të tyre.

Insajderi ka mësuar se dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit të rastit. /Insajderi.org

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles