2.1 C
New York
Tuesday, December 3, 2024

Buy now

spot_img

Zemaj paralajmëron Muratin: Ka me tu shtjerrë përkrahja edhe nga grupi yt parlamentar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se diskutimi dhe kërkesa për faljen e gjobave të pandemisë nuk është tragjike.

“Sot ministër nuk dëgjuam nga ju një ide kreative për faljen e gjobave ose ndonjë amnisti që nuk është tragjedi që të bisedohet, të kërkohet konsensus edhe nacional, të kërkohet edhe konsensus i profesionistëve por i partnerëve që e mbështesin buxhetin, e jot ë dilet këtu me akuza dhe kundërakuza. Asnjë shtet nuk preket nga infomaliteti e sidomos këto që janë në transzicion. Mund të mbajmë qëndrim moral por nuk fshihet informaliteti”, ka thënë ai.

Ai tha se këtë gjë para Kosovës e kanë bërë edhe vendet e tjera.

Më tutje Zemaj e paralajmëroi ministrin Murati, se nuk do të ketë përkrahje as nga grupi i vet parlamentar.

“i nderuar ministër, por të thërras qeveri sepse je duke folur në emër të qeverisë. Me këtë qasje është totalisht e gabuar. Asnjë aspekt produktiv nuk e ki me këtë gjuhë dhe asnjëherë nuk ke me pas një përkrahje. Në fund të fundit ka me tu shtjerrë edhe nga grupi yt parlamentar nëse janë për interesin e qytetareve”, ka thënë ai.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e ka thirrur në interpelancë ministrin e  Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles