Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar pasi që deputetja e LVV-së, Jetmire Vrenezi nuk ka shkuar sot në seancën gjyqësore ku e njejta po akuzohet për korrupsion, e rrjedhimisht, seanca ka dështuar.
Miftaraj në një shkrim në Facebook ka thënë se kjo do të thotë se nuk ka qeverisje ndryshe, por, të njejtë si tash e 20 vite.
Ai ka bërë thirrje për gjykatësin, duke thënë se ndaj deputetes së LVV-së duhet të lëshohet urdhërarrest për ta sjellë me dhunë në seancë.
“O gjykates, shfrytezo dhe zbato ligjin, nese e akuzuara per korrupsion deputetja Vrenezi e injoron gjykaten dhe ligjin, lesho urdher arrest, sjelle me dhune ne gjykate. Veq pse është ne pushtet, nuk do te thote se e njejta eshte mbi ligjin”, ka shkruar ai.