3.3 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Netanyahu i falenderon aleatët, Amerika e Shqipëria të parat

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i ka falenderuar vendet që e mbështetën shtetin në Lindjen e Afërt karshi konfliktit të dhunshëm me organizatën e shpallur terroriste të Palestinës, Hamas. Netanyahu e ka vendosur flamurin e Shqipërisë të dytin – menjëherë pas atij të SHBA-së – në rendin e shteteve që i falenderoi për mbështetjen.

“Faleminderit që qëndroni me vendosmëri me Izraelin dhe mbështetni të drejtën tonë për vetëmbrojtje ndaj sulmeve terroriste”, shkroi kryeministri izraelit në Twitter.

Në ditën e shtatë të rishpërthimit të konfliktit izraelito-palestinez, Netanyahu u zotua se Izraeli “do të vazhdojë të hakmerret me forcë” ndaj sulmeve raketore të Hamasit.

Të paktën tre palestinezë u vranë në sulmet e sotme ajrore nga forcat izraelite, thanë zyrtarët shëndetësorë, ndërsa ekstremistët e Hamasit po vazhdojnë ta godisnin Tel Avivin duke i detyruar qytetarët të zhvendosen, raporton BBC.

Komuniteti ndërkombëtar u bëri thirrje të dy palëve për ta ndaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden shprehu shqetësim mbi situatën aktuale në një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe udhëheqësin palestinez, Mahmoud Abbas dje.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles