9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Nuk na duhet konflikt i ngrirë me Kosovën, ato përfundojnë me qindra të vdekur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot në Beograd, se Serbia është e përkushtuar për dialog me Kosovën sepse, siç vlerësoi ai, konfliktet e ngrira përfundojnë me “qindra e qindra të vdekur”.

Vuçiq deklaroi se dialogu me Prishtinën duhet të bëhet nën përkujdesjen e Brukselit.

“Ne jemi të përkushtuar për një dialog me Prishtinën nën përkujdesjen e Brukselit. Ishim të gatshëm për një dialog në maj, do të jemi gati në qershor dhe gjithmonë, sepse ne besojmë se asnjë konflikt i ngrirë nuk është i mirë. Shikoni se si përfundojnë ato [konfliktet e ngrira], çdo pesë vjet dikush i shkrinë dhe  përfundojnë me qindra e qindra të vdekur. Kjo neve nuk na duhet”, tha Vuçiq në një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Vuçiq, siç raporton “Beta”, deklaroi se me presidentin slloven Pahor diskutoi për të gjitha çështjet kryesore rajonale, si dhe integrimin evropian të Serbisë dhe marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve.

“Pozicioni ynë bazohet në respektimin e ligjit publik ndërkombëtar dhe bazave të forta ligjore dhe pozicioni ynë nuk është i lehtë dhe nuk është sekret për askënd në Serbi. Është e qartë se kemi një qëndrim ndryshe ndaj Kosovës, krahasuar me 22 shtete anëtare të BE-së”, tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor,  tha se duhet të shkohet me një veprim të madh të Bashkimit Evropian. Bëhet fjalë për anëtarësimin në bllok të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Kur shihni numrin e popullatës që e kanë këto vende mbi 10 milion banorë, kjo nuk paraqet ndonjë sfidë  për Evropën sikur që do të ishte anëtarësimi i Turqisë e cila negocion tash e 50 vjet. Duket se disa çështje që janë bilaterale mes shteteve të Ballkanit Perëndimor do të zgjidheshin më lehtë apo do bëheshin të parëndësishme me hyrjen e përbashkët të të gjitha vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian”.

Sipas kryetarit slloven, kjo është një çështje gjeostrategjike dhe se  27 vendet anëtare të BE-së duhet të kenë qëndrim të qartë mbi këtë.

Te integrimet evropiane, pak a shumë Borut Pahor u pajtua me homologun serb Aleksandar Vuçiq.

Presidenti slloven mbetet te qëndrimi se s’ka ndryshim të kufijve në Ballkan.

“Më së gjati me Vuçiqin, ne biseduam për këtë çështje. E kuptoj se pas tragjedive të viteve 90 që kanë ndodhur në rajon ka ardhur deri te formimi i kufijve të rinj me shpresën që pas kësaj do të zotërojë paqja, stabiliteti dhe perspektiva euro-atlantike për ata që duan këtë. Në këtë kam menduar kur kam thënë se nuk besoj që është i mundur ndryshimi paqësor i kufijve. Ndoshta kështu do të niste, por jam i sigurt se nuk do përfundonte njëjtë”.

Borut Pahor të hënën e 17 majit është nikoqir i liderëve të Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjës, Shqipërisë e Serbisë në Samitin e Brdos.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles