8.7 C
New York
Thursday, November 21, 2024

Buy now

spot_img

Publikohet programi i plotë i Qeverisë Kurti

Qeveria e Kosovës javën e kaluar ka miratuar programin qeverisës për vitet 2021-2025.

Ky program tashmë është publikuar i plotë nga Zyra e Kryeministrit.

Ndër prioritetet më urgjente për Qeverinë Kurti, sipas programit, janë menaxhimi i pandemisë COVID-19 dhe lehtësimi i pasojave ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga pandemia.

Prioritet tjetër i kësaj qeverie mbetet edhe luftimi i krimit dhe korrupsionit.

Sa i përket menaxhimit të pandemisë, Qeveria Kurti ka paraparë të ndërmarr disa hapa, në mesin e të cilëve është sigurimi i vaksinës për 60% të qytetarëve, në grup moshën e atyre që duhet vaksinuar deri në fund të këtij viti, pako emergjente financiare për mbështetje të trajtimit klinik për të shtruarit në klinikat e dedikuara për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe shumë hapa të tjerë.

Më tej Qeveria Kurti në programin qeverisës ka paraparë edhe riorganizim të sektorit të shëndetësisë, si dhe ndryshimin e Ligjit për Sigurim Shëndetësorë.

Lidhur me parandalimin dhe luftimin e krimit, Qeveria ka paraparë ngritjen e kapaciteteve njerëzore, analitike dhe hetuese të mekanizmave të rendit dhe sigurisë. Po ashtu qeveria synon të përfundoj procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Synimi jonë është që procesin e liberalizimit të vizave ta rikthejmë nga një proces i politizuar, në proces teknik. Integriteti, kredibiliteti dhe funksionimi normal i sistemit të drejtësisë, që prodhon rezultate në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë thelbësore që Kosova të liberalizojë lëvizjen e lirë të qytetarëve”, thuhet në programin qeverisës.

Këtu mund ta lexoni progamin e plotë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles