7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Maas bisedë telefonike me Kurtin: Dialogu Kosovë-Serbi vendimtar për perspektivën evropiane

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, me të cilin kanë diskutuar për perspektivën e rajonit në Bashkimin Evropian dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Në një postim në Twitter, Ministria e Jashtme e Gjermanisë njofton se ministri Heiko Maas ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Kurti.

Në këtë postim, ministri Maas citohet të ketë thënë se është prioritet kryesor i Gjermanisë të sigurojë një perspektivë evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe se dialogu Kosovë-Serbi mbetet vendimtar për këtë qëllim.

“Është prioritet kryesor i Gjermanisë të sigurojë një perspektivë evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i udhëhequr nga BE mbetet vendimtar për këtë qëllim”, citohet të ketë thënë ministri i Jashtëm i Gjermanisë.

Ndërkaq, edhe kryeministri Kurti në një postim në Twitter ka njoftuar për bisedën telefonike me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë.

“Telefonatë produktive me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas. Theksuam perspektivën evropiane të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe marrëdhëniet e forta bilaterale. Gjermania është një anëtare vendimtare e Bashkimit Evropiane dhe ne ndajmë të njëjtin vizion për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, të përkushtuar për anëtarësim të plotë në BE dhe NATO”, shkruan Kurti.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles