15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Borell: S’mund të shkojmë në pushim, dialogu duhet të rifillojë në qershor

Në Bruksel është mbajtur takimi i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare.

Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi duhet të rifillojë para fundit të qershorit.

Borrell deklaroi se takimi i parë pritet të mbahet para fundit të muajit qershor, siç edhe janë dakoruar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

”Dialogu do të rifillojë para fundit të qershorit siç kemi rënë dakord me kryeministrin Kurti. Nuk ka lajme të reja. Që nga takimi i fundit që pata me Kurtin. Ata kanë nevojë për kohë për t’u përgatitur”, tha Borrell, në konferencë për media.

Ai shtoi se nuk mund të shkojnë në pushime para se të rinisë dialogu dhe tha se shpreson që palët të shkojnë në Bruksel të përgatitur mirë.

”Nuk mund të shkojmë në pushime, para se të rinisë dialogu. Ne duhet të kemi këtë takim. Shpresoj që ata të kenë të gjithë informacionin e nevojshëm. Dhe shpresoj që të vijnë në Bruksel të përgatitur mirë”, shtoi ai.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles