16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

“Mos u turrni me yrysh”, një prej protagonistëve të përplasjes i reagon PDK’së me një foto e citat të Thaçit

Deputeti i VV-së, Besim Muzaqi u ka reaguar deputetëve të PDK-së me të cilët pati përplasje në Kuvend me një fotografi të ish-kryetarit të kësaj partie, Hashim Thaçi, ku ky i fundit kishte thënë se “Kush nuk e voton Gjykatën Speciale është armiku i pavarësisë së Kosovës dhe i UÇK-së”.

Muzaqi u ka thënë deputetëve të PDK-së që të mos marrin yrysh sepse nuk ua kanë frikën.

“Një opozitë si kjo, pa kauzë e pa ide! Një pdk që në mungesë të argumentit vjell vrer e ofendon secilin. Mos u turrni me yrysh e me gjuhë analfabetësh funksional sepse as nuk ua kemi frikën as respektin”, ka shkruar ai.

Tutje deputeti i VV-së, ka shkruar poashtu se Gjykatën Speciale e kanë formuar pikërisht PDK-ja.

“E sa i përket vajtimit tuaj me lot krokodili për Gjykatën Speciale ua rikujtoi që atë ia mbivendoset Sistemit të Drejtësisë pikërisht ju”, ka thënë ai.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles