7.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Kurrë nuk e kam mbështetur ‘vizatimin’ e kufirit në baza etnike midis Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar ndaj lajmit të përditshmes austriake Der Standard lidhur me ndryshimin e kufijve.

Rama me anë të një shkrimi në Twitter ka thënë se, kurrë nuk e ka mbështetur vizatimin e kufijve në baza etnike midis Kosovës dhe Serbisë.

“Des Standard çfarë zhgënjimi që shoh një gazetë me reputacion kaq të lartë të sillet si një shpërndarës i lajmeve të rreme! Unë kurrë nuk kam thënë diçka që lidhet me ‘non-papers dhe harta’. Kurrë nuk e kam mbështetur vizatimin e kufirit në baza etnike midis Kosovës dhe Serbisë”, ka reaguar Rama.

Kujtojmë që në një shkrim të datës 27 prill, gazeta austriake shkruan se, “kryeministri shqiptar Edi Rama i tha medieve në Shqipëri se ai e kishte parë non-paper dhe hartën me ndryshimet e propozuara të kufirit. Vetë Rama, së bashku me Vuçiq dhe lobistë, miratuan vizatimin e kufijve përgjatë vijave etnike midis Kosovës dhe Serbisë tre vjet më parë”.

Që nga mesi i muajit prill e deri më tash, në medie janë publikuar dy të ashtuquajtur “non-paper”, si dokumente të pretenduara, në të cilat flitet për qasje të ndryshme rreth marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi.

“Non-paper” i parë, i publikuar më 15 prill, pretendohet të jetë i kryeministrit të Sllovenisë, Janez Jansha i dërguar për Këshillin e Evropës. Ai përmban propozimin e supozuar për ricaktimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, si një mënyrë për të zgjidhur problemin kronik ndërmjet gjashtë vendeve në rajon.

Këto pretendime janë hedhur poshtë nga Jansha, por edhe nga zyrtarë të Bashkimit Evropian.

Më 27 prill, në disa media në Kosovë është publikuar një “non-paper” tjetër, i cili është pretenduar të jetë hartuar nga Gjermania dhe Franca dhe i cili flet për themelimin e të ashtuquajturit “rajon autonom i Kosovës së Veriut” dhe për njohjen e integritetit dhe sovranitetit territorial mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjermania e ka hedhur poshtë vërtetësinë e “non-paperit” që u tha se është hartuar nga ajo dhe Franca.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles